Instrumente Muzikore
Akkordeon – një pajisje muzikore e ngritur më 1829 në Vjenë. Instrumenti i Harmonikave të përforcuara që krijonte akordet me pulla (deri 140 pulla) në bas (majtasë) ose anët përcjellëse që kishte tastierë të zvogëluar të Pianos në (djathtas) Dikant ose anën e melodisë.
Bakllama – është instrument muzikorë kordofon.
Ky instrument është përdorur nga kolonialistet shqiptarë në Turqi në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Nga këta është sjellur tek ne rreth viteve 20-30 të shekullit XIX.
Çiftelia – është një instrument tipik shqiptar.Është e ndërtuar nga druri dhe ka një formë të zgjatur. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin “Çift” dhe “Tela” d.m.th. dy tela çift. Shumicë e kohës përdoret teli i poshtëm.Telat shpesh janë të akorduar ne E dhe B. Çiftelia zakonisht përdoret në darsma apo edhe në koncerte për muzikë popullore.
Si vegël muzikore mund të përdoret e vetme dhe e shoqëruar me instrumente te tjera perkatse si : Lahuta, Sharkia, Violina e te tjera. Krijon një melodi të bukur. Prejardhjen çiftelia e ka nga Turqia dhe shtetet arabe ku quhet Dyzen apo Karadyzen.
Me këtë instrument këndohen këngë të ndryshme :
Legjendare
Vajtuese
Erotike
Komike
Pianoja – është një instrument muzikor që luhet me ndihmen e tastierave që prodhojne tinguj duke goditur telat e çelikut me cekica të mbuluar me shajak. Cekicat menjëherë kthehen mbrapa duke lejuar telat të vazhdojnë tingëllimin. Dridhjet e telit janë transmetuar nëpërmjet një ure që lejon zgjerimin e tyre.
Pianoja është përdorur në muzikën perëndimore për një performance solo, për kor, për muzikë dhome dhe për shoqërim. Ajo është gjithashtu shumë popullore dhe ndihmon në kompozim dhe në provë. Pavarësisht se nuk është portative dhe kushton shumë ajo I ka bërë shumë familje që ta bëjnë atë një nga instrumentet e tyre muzikore familjare. Pianoja ndonjëherë klasifikohet si vegël me perkusion dhe si një instrument me tela. Duke u mbështetur në metodën Hombostel-Sachs te klasifikimit të muzikës ajo është grupuar në instrumentat me phone.
Fjala piano është shkurtuar nga fjala pianoforte, e cila vjen nga emri italian origjinal i instrumentit “clavicembalo col piano e forte”. Kjo i referohet përgjegjësisë së instrumentit, i cili i lejon pianistit te prodhojë nota më dinamike të ndryshme ne varësi nga fortësia e shtypjes se tastjeres.
Pianoja i ka bërë shumë muzikante të mëdhenj të krijojnë vepra të mrekullueshme muzikore. Te tille janë : J.S. Bach Vivaldi, Beethoven, Mozzart, Chajchovski, etj.
Violina – është një instrument muzikor dhe hyn në grupin e instrumenteve harkore. Ajo ka katër tela dhe luhet me hark.
U krijua rreth gjysmës së dytë të shek. XV. Shpikja e saj i atribuohet italianëve A. Brensino, Gasparo da Salo dhe A. Amati. Vivaldi dhe Paganini e ngritën artin e violinës në shkallën më të lartë. Ata u pasuan nga mjeshtër të tjerë si Hajden, Beethoven, Bartok, etj. Të njohur janë veçanërisht koncertet për violinë të Mozartit, Stravinskit, Shonbergut, etj.