Lloje te Sporteve
Basketbolli është lloj sporti me top që luhet në mes të dy ekipeve me nga 5 lojtar secila skuader. Qëllim i lojës është që lojtarët, (basketbollistët) të futin më shpesh topin në basketin e ekipit kundërshtar. Basketbolli është shpikur nga trajneri i universitetit të Kansas James Naismith. NBA është liga më e popullizuar të basketbollit në botë. Basketbolli është një sport ekip në të cilën dy ekipet e pesë lojtarëve të përpiqet të shenojn pike kundër njëri-tjetrit duke vendosur një top (me një diametër prej 45,7 cm) në një shtyllë 3,048m të lartë sipas rregullave të organizuara. Basketbolli është një nga sportet më të popullarizuara dhe të shikuara gjerësisht në botë.
Futbolli, është një lojë sportive midis dy skuadrave të përbëra me njëmbëdhjetë lojtarë me një top sferike. Kjo lojë luhet nga 250 milionë lojtarë në 200 shtete, duke e bërë sportin më popullor në të gjithë botën. Loja zhvillohet në një fushë katërkëndëshe me një portë në të dyja anët e fundit të saj. Qëllimi i lojës është të shënosh gol në portën kundërshtare.
Portierët janë të vetmit lojtarë që mund t'a prekin topin me duar dhe me krahë gjatë kohë që janë vetëm në zonën e penalltisë. Lojtarët e tjerë jashtë kësaj zone përdorin këmbët për të pasur ose për të goditur topin, por gjithashtu mund të përdorin dhe kokën. Skuadra që shënon më shumë gola deri në fund të ndeshjes fiton. Nqs rezultati është i barabartë deri në fund të ndeshjes, ndeshje ose konsiderohet barazim ose ndeshja shkon në kohën shtesë ose në gjuajtjet e penalltisë duke zbaturar formatin e kompedicionit. Rregullat e futbollit janë vendosur në Angli nga Federata Angleze e Futbollit në vitin 1863. Organi qeveritar ndërkombëtar i shoqatës së futbollit është Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA; Frëngjisht: Fédération Internationale de Football Association) e cila organizon Kupën e Botës një herë në katër vite.
Tenisi eshte sport që luhet në fusha me një sipërfaqe paksa të fortë. Lojtarët (ekipet) garuese e zhvillojnë lojen duke goditur një topë të vogël me raketa. Qëllimi i lojtarëve është shënimi i poenave të cilat fitohen pasi që të godite fusha e kundështarit i cili nuk është në gjendje të i përgjegjet (godet) gjuajtjes.
Volejbolli eshte sport që luhet me top në të cilën dy ekipe të kunderta garojnë në terenin ku është tërhequr rrjeta në mes. Qëllimi është hedhja e topit në anën e kundërt të rrjetës gjegjësisht në fushen e kundërshtarit në atë mënyrë që kundërshtari të mos arrij ta mbaj topin në ajr dhe mos ta kthejë në fushën e kundërshtarit para se të bjerë në tokë. Loja luhet me tri ose pesë sete, do të thot me dy sete të fituar. Setet fitohen kur arrihen 25 pikë, por diferenca duhet të jetë me dy pikë. Seti i fundit gjegjësisht i pesti luhet deri në pesëmbëdhjetë pikë. Zakonisht ky lloj sporti luhet në ambiente të mbyllura. Referojnë dy deri në katër gjyqtarë...
Loja e volejbollit luhet në fushë të mbyllur, 9 X 18 m. ose (162 metra katror). Fusha e volejbollit përbëhet nga: vija e mesme, vijat fundore dhe ato anësore. Vija e mesme e ndan fushën në dy pjesë të barabarta me nga 81 metra katror. Mbi vijën e mesme qëndron rrjeta me lartësi prej 243 cm per meshkujt dhe 224 cm për femrat. Rrjeta është e gjerë 9.5 m dhe e gjatë 1m. Katrorët e rrjetës jan 10X10 cm.
Hendbolli ështe sport ekipor i cili luhet në mes dy skuadrave të përbëra nga 7 lojtarë (6 lojtarë dhe portieri), duke lëvizur topin nga njëri lojtarë te tjetri duke tentuar që të shënojnë ne portën e ekipit kundershtar. Hendbolli është sport i ngjajshëm me futbollin, por këtu ne vend të këmbëve përdoren duart për të lëvizur topin. Për herë të parë hendbolli zyrtarisht u luajt në vitin 1920.
Hendbolli ështe sport ekipor i cili luhet në mes dy skuadrave të përbëra nga 7 lojtarë (6 lojtarë dhe portieri), duke lëvizur topin nga njëri lojtarë te tjetri duke tentuar që të shënojnë ne portën e ekipit kundershtar. Hendbolli është sport i ngjajshëm me futbollin, por këtu ne vend të këmbëve përdoren duart për të lëvizur topin. Për herë të parë hendbolli zyrtarisht u luajt në vitin 1920.
No comments:
Post a Comment