10 Qytetet me te bukura ne Bote
Kyoto,Japan
Qyteti japonez Kyoto është shpallur si destinacioni më i preferuar për turistët nga e gjithë bota. Ky klasifikim realizohet çdo vit nga revista Travel+Leisure..
Firence ,Itali
Kryeqyteti i rajonit të bukur të Toskanës në Italinë Qendrore, Firence, njihet për rolin e tij në nxjerrjen e Europës nga Mesjeta në periudhën e Rilindjes. Mbetet një qytet që i dedikohet stilit, madhështisë dhe bukurisë dhe për udhëtarët ka aq shumë për të përjetuar. Duomo di Firenze – Simboli i qytetit (Firence njihet me emrin “Firenze” në italisht), kjo katedrale e bukur përfaqëson një përzierje unike bukurie, ekstravagance dhe prakticiteti të Rilindjes. Një mrekulli inxhinierike, kubeja e kuqe e katedrales ka qenë më e madhja prej të gjitha katedraleve që ishin ndërtuar deri atëherë, pa përdorimin e mbështetëseve, të cilat konsideroheshin të shëmtuara dhe të vrazhda nga arkitektët italianë të asaj kohe.
Siem Reap, Kambaxhia
Ndërsa shumë vijnë për të parë qytetin mahnitës të lashtë të Angkor Wat, Siem Reap ofron ushqime të shijshme dhe vibrimin bohemian në kohë, që e bëjnë atë një destinacion të denjë më vete.
Rome,Itali
Fjalën “të gjitha rrugët të cojnë në Romë” do e vërtetoni dhe praktikisht nëse shikoni nga qendra e qytetit. Ka shumë arsye që kryeqyteti italian është një nga më të bukurit në Evropë, e disa prej tyre janë: Koloseumi, Panteoni, Tregu Trajan dhe Forumi Romak. Fansat e historisë, në Romë mund të përjetojnë Perandorinë e lashtë Romake, gjurmët e së cilës gjindet në tërë Romën e sotme. Të ecesh përrreth Romës është si të eksplorosh muzeum më të madh ne botë të hapur .
Stamboll,Turqi
Stambolli është me padyshimi qyteti ku takohet lindja dhe perëndimi. Nga xhamitë monumentale tek marketet plot jetë, Stambolli është qyteti që mund të mburret për mijëvjeçarë e tij të historisë dhe vazhdon të jetë më i rëndësishem më shumë se kurrë.
Sevilje (Seville), Spanjë
Sevilje është margaritari i kurorës së Spanjës mbretërore dhe vizitorët mund të magjepsen në rrugët e ngushta të qytetit nën lulëzimin e portokalleve, kështjellat dhe disa nga baret më legjendare të tapas (ushqim tradicional spanjoll).
Barcelone,Spanje
Barcelona eshtë padyshim xhevaihiri më i shndritshëm në vijën bregdetare të Mesdheut. Me ndërtesat e saj futuriste në horizont, qyteti nuk i ka humbur trashëgimitë dhe rrënjët tipike iberike. E pagëzuar si Hirushja e Evropës, Barcelona mban në shpinë qindra vite histori mbresëlënëse. Në ditet tona, qyteti rradhitet mes destinacioneve më të kërkuara në Evropë.
Mexico city,Meksike
Mexico City është një kaos i lezetshëm i pamjeve, tingujve dhe ngjyrave. Shtëpi e mbi 20 milion njerëzve, qyteti ofron arkitekturë të bukur koloniale, rrënojat aty pranë dhe disa ushqime të mira
New Orleans,SHBA
Creole. Një qytet i këndshëm për tu vizituar. New Orleans është ai lloj vendi që mund ti bëjë të gjitha ambiciet tuaja të ikin dhe të zëvendësohet nga dëshira për të qëndruar në të. Ju mund ta vizitoni parkun e mrekullueshëm, ku dhe të merrni qetësinë që ju ofron kjo pjesë e qytetit si dhe të shihni shtëpitë karakteristike të qytetit.
No comments:
Post a Comment